Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë frymëzuese globale, e krijuar nga Princi William për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti ynë, duke angazhuar potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se ishte kënaqësi të takon sërish Princin William të Wales-it, në kuadër të ceremonisë Earthshot Prize në Singapor. Diskutimet tona u fokusuan në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në tema si përkrahja e rinisë në projekte të agjendës së gjelbër si dhe në projekte për ndërgjegjësimin rreth çështjeve që lidhen me shëndetin mendor.
Së bashku, ne mund të punojmë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për brezin e ri.






