Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se filmat “Pa vend”, “Vera andërron detin”, “Koagulimi” dhe “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, gjatë fundjavës janë shfaqur në Köln të Gjermanisë nëpërmjet bashkëpunimit të Qendrës Kinematografike të Kosovës me shoqatën UraCult.
Pas shfaqjes së filmave pati edhe një panel diskutimi, pjesë e të cilit ishte Blerta Zeqiri, drejtore e QKK-së dhe Fitore Muzaqi, skenariste dhe regjisore.
Në panel u diskutua për mundësitë e reja të zhvillimit të kinematografisë në Kosovë përmes rabbatit dhe për Ligjin e ri për Kinematografi, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






