Pas reshjeve të shiut që kanë filluar në tërë vendin me intenzitet më të lartë në disa zona (veri-perendimore, qëndrore dhe veri-lindore), Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se mund të shkaktohen disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malorë, të cilat mund të shkaktojnë pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në të gjitha aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun, rrezik për rrëshqitje dheu etj.
Nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore sidomos nga lumenjtë kryesorë, të cilët aktualisht kanë nivele nën kuatat e tyre mesatare për këtë periudhë të vitit.
Gjatë orëve të pasditës së sotme gradualisht reshjet do të bien në intenzitet dhe shtrirje dhe situatë e pergjithshme hidrometeorologjike do të fillojë gradualisht të stabilizohet, thuhet në postimin në Facebook të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.






