Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti emëron Atdhe Hetemin, drejtor ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë

Nën 8, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Atdhe Hetemi, drejtor ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Duke i uruar sukses në detyrën e re, Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për të vërtetën, të drejtën për të ditur dhe drejtësinë, si dhe për ballafaqimin me të shkuarën si kusht për një të ardhme të ndritur. Ai ritheksoi angazhimin e vazhdueshëm institucional për adresimin e të gjitha krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Atdhe Hetemi është ligjërues në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Ai ka përfunduar doktoraturën në Universitetin e Gentit në Belgjikë, me fokus në historinë politike të Ballkanit Perëndimor. Ka më shumë se pesëmbëdhjetë vjet përvojë profesionale, të përqendruar kryesisht në punë hulumtuese dhe hartim të politikave, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM