Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ministrja Albulena Haxhiu mori pjesë në edicionin e parë të Kampit Digjital si mysafire e nderit, për të shpalosur prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë për digjitalizim.
Kampi Digjital u mbajt në kuadër të zbatimit të Programit për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2022-2027, ku parashihet edhe thjeshtimi dhe digjitalizimi i shërbimeve që ofron Ministria e Drejtësisë, konkretisht provimi i jurisprudencës, licencimi i noterëve, licencimi i avokatëve, licencimi i administratorëve falimentues dhe shumë shpejtë edhe licencimi i ekspertëve gjyqësor.
Ministrja Haxhiu në diskutim me Koordinatorin për procesin e barrës administrative, Kushtrim Canolli dhe përfaqësuesin e GIZ, Arben Salihu, ofroi pikëpamjet e saja mbi digjitalizimin në përgjithësi në sektorin e drejtësisë, duke filluar nga digjitalizimi në gjyqësor, noterizimin digjital, digjitalizimin e shërbimeve të përmbaruesve privat dhe shërbimet e tjera.
Ishte kënaqësi të jem folëse në ‘DIGICAMP’ dhe të diskutojmë për digjitallizimin e shërbimeve administrative. Në këtë diskutim mjaft të vlefshëm dhe të ngrohtë, shpalosa edhe arritjet e Ministrisë së Drejtësisë për shërbimet që së shpejti do të digjitalizohen e të cilat, janë në interes për qytetaret si: jurisprudencë, noteri, përmbarim, ndërmjetësim, adminastratorë të falimentimit dhe ekspertë gjyqësorë. Falënderoj organizatorët nga Zyra e Kryeministrit dhe GIZ për ftesën dhe mundësimin e një diskutimi mjaft të dobishëm, tha Haxhiu.






