Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gërvalla- Ferrante: Forcim i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunim mes Kosovës dhe Maltës

Nën 9, 2023

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Republikës së Maltës, Juliana Scerri Ferrante.

Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e marrëdhënieve shumë miqësore mes dy vendeve dhe bashkëpunimin e shkëlqyer bilateral.

Gjatë takimit, ministrja Gërvalla e njoftoi ambasadoren rreth progresit të madh që vendi ka arritur në zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit. Po ashtu u diskutuan synimet e Kosovës për integrim dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ministrja Gërvalla dhe ambasadorja Scerri Ferrante, në mbyllje të takimit, theksuan përkushtimi për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit, rritjen e mundësive të investimeve ekonomike dhe realizimin e projekteve me interes të përbashkët, thuhet në postimin në Facebook të MPJD-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM