Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka mbështetur 135 familje të cilëve iu mundësua përfshirja e fëmijëve në Institucione Parashkollore Private.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se kjo u bë e mundur fal subvencionimit të Kryeqytetit me nga 70 euro për secilin fëmijë. Kontratat janë nënshkruar me 135 prindër apo kujdestarë të cilët kanë të hyra mujore më pak se 500 euro në muaj dhe që i kanë plotësuar kushtet e kërkuara sipas komisionit vlerësues.
Në këtë mënyrë, po kujdesemi që askush të mos lihet anash.






