Gjatë qëndrimit në Paris, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një takim me kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Željko Komšić dhe anëtarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegonivës, Denis Bećirović.
Tema qendrore të bisedës ishin Procesi i Berlinit, përkatësisht marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të tij dhe përfitimet dhe domosdoshmëria e zbatimit të plotë të tyre, mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe zhvillimet në rajon.
Theks të veçantë nga ana e kryeministrit Kurti iu dha nevojës për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime të nënshkruar në Berlin në nëntor të vitit të kaluar, e cila ende nuk është ratifikuar nga Bosnja dhe Hercegovina.
Kryeministri Kurti, Kryetari Komšić dhe anëtari i Presidencës, Bećirović gjithashtu diskutuan rreth mundësive dhe potencialin për shtim të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë e të arsimit, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.




