Build Skills with our trainings

Sign up now!

KOMF: Publikohet programi për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e fëmijës

Nën 10, 2023

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit publikuan sot Programin për Zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. 

KOMF ka mbështetur Zyrën për Qeverisje të Mirë në hartimin e këtij programi, i cili përmban katër module dhe i cili do të përdoret nga profesionistët për mbrojtjen e fëmijës për ngritje të kapaciteteve. Krahas kësaj, gjatë vitit të kaluar KOMF dhe Zyra për Qeverisje të Mirë e Kryeministrit, kanë mbajtur 13 punëtori dy ditore me të gjitha komunat, për informim të profesionistëve mbi përmbajtjen e këtij Ligji.  

Modulet kryesore që e përbëjnë këtë program janë: Qëllimi, Fushëveprimi dhe Parimet e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, Mekanizmat Institucional Roli dhe Përgjegjësitë për Mbrojtjen e Fëmijës, Sistemi dhe Masat për Mbrojtjen e Fëmijës dhe Mbrojtja e Fëmijës.

Qëllimi i përgjithshëm i programit është fuqizimi i kapaciteteve të profesionistëve për mbrojtjen e fëmijës në nivel komunal dhe qendror për të zbatuar Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të qëndrueshme. Modulet dhe përmbajtja, janë një aset edukativ i munguar në fushën e mbrojtjes së fëmijës, veçanërisht në lidhje me Ligjin e Mbrojtjen e Fëmijës, që është i pari i këtij lloji në Kosovë, dhe i cili sjell shumë risi, dhe aspekte që kërkojnë vëmendjen e shtuar dhe koordinimin institucional për zbatimin e tij në praktikë. 

Gjatë ceremonisë së publikimit të këtij programi, morën pjesë përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës, Drejtoritë Komunale, Qendrat për Punë Sociale, Agjencitë Ndërkombëtare, Organizatat Jo Qeveritare etj. 

Zhvillimi i programit të LMF dhe ky event u mundësuan në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, mbështetet nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID, thuhet në komunikatën për media e KOMF-it.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM