Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë hapur këshillmoren e parë falas për HIV, Hepatit B, C dhe Sifilis në Ambulantën e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Studentëve.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se po ashtu në këtë Ambulantë mund të bëhen pa pagesë teste rapid, në konfidencialitet të plotë, për: HIV, Hepatit B, Hepatit C dhe Sifilis, ku rezultatet merren brenda 20-30 minutave.
Ky projekt realizohet në bashkëpunim me CDF në zbatimin e Programit për Tuberkuloz dhe HIV/AIDS, të financuar nga Fondi Global, me qëllim të zgjerimit të programeve parandaluese për HIV/AIDS dhe sëmundje seksualisht të transemtueshme.






