Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me Christoph Thun Hohenstein, drejtorin e përgjithshëm për Marrëdhënie Kulturore Ndërkombëtare në Ministrinë për Evropë dhe Marrëdhënie me Jashtë të Austrisë kanë vizituar hapësirat e Tulltores ku po realizohet projekti për shndërrimin e hapësirës në Qendër të Inovacionit e Kulturës të Prishtinës.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se Hohenstein ka mbet i impresionuar me hapësirat e Tulltores dhe i gëzuar për realizimin e projektit për shndërrimin e kësaj hapësire në Qendër të Inovacionit e Kulturës të Prishtinës.
Hohenstein deklaroi se suksesi i madh i Edicionit të Biennales Manifesta i mbajtur në Prishtinë e solli përsëri në kryeqytetin tonë, duke e cilësuar atë si ndër më të mirët të organizuar ndonjëherë.
Falënderoj për vizitën Hohenstein dhe jam i bindur që do të na vizitojë sërish.






