Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë në veri të vendit.
Maqedonci në
postimin e tij në Facebook ka thënë se sigurisht se sulmi terrorist i 24 shtatorit ka ngjallur shqetësim tek të gjithë, mirëpo është menaxhuar në mënyrën jashtëzakonisht profesionale nga ana e Policisë së Kosovës dhe për këtë ishim që të dy dakord.
Shefin e EULEX-it e falenderova për mbështetjen ofruar Policisë së Kosovës gjatë kësaj kohe përmes prezencës së EULEX-it në veri, gjë që sigurisht ka kontribuar në stabilizimin e situatës.
Theksova se me kujdes të shtuar dhe në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe KFOR-it jemi duke monitoruar situatën që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.
U dakorduam që kemi interesa te përbashkëta për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.