Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Institucionet shkencore në Kosovë dhe Austri, nënshkruajnë marrëveshjeshje bashkëpunimi

Nën 15, 2023

Universitetet, institucionet shkencore dhe kulturore në Kosovë dhe Austri, po thellojnë bashkëpunimin e tyre përmes një marrëveshje të nënshkruar sot nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria Federale e Austrisë për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare.

Ministri Hajrulla Çeku priti në takim delegacionin austriak, të udhëhequr nga Ambasadori Christoph Thun – Hohenstein dhe së bashku diskutuan për partneritetin e deritanishëm dhe programin e ri për bashkëpunim kulturor për vitet 2024 – 2027.

Përmes marrëveshjes së nënshkruar të dyja palët janë dakorduar për bashkëpunim ndërmjet institucioneve kulturore, përfshirë muzetë, bibliotekat, galeritë, arkivin shtetëror, për kontakte të drejtpërdrejta mes artistëve, shkëmbimin e ekspertëve dhe shkëmbimin e përvojave në të gjitha fushat e artit, filmit, muzikës, në fushën e trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale si dhe për bashkëpunim për ngjarjet rinore e sportive, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM