Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se po vazhdon realizimi i projektit për rregullimin e varrezave të dëshmorëve në Marec.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se jemi duke punuar në projektin i cili do të sjellë një ndryshim të dukshëm në varrezat e dëshmorëve tanë.
Përmirësimi i infrastrukturës së varrezave.
Dizenjimi i një ambienti respektues dhe të përshtatshëm.
Përmirësimi i kushteve për familjarët dhe miqtë që i vizitojnë.






