Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë filluar me shtrimin e kalldrëmit në hapësirën publike prapa ish shtëpisë së mallrave “Gërmia”.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se këto punime po krijojnë më shumë hapësira për qytetarët, në veçanti këmbësorët.
Prishtina po frymon lirshëm!






