Build Skills with our trainings

Sign up now!

AKP merr vendime në lidhje me administrimin, privatizimin dhe likuidimin e ndërmarrjeve shoqërore

Nën 17, 2023

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhje të jashtëzakonshme, me ç‘rast diskutoi për një numër çështje të parapara me agjendë dhe mori disa vendime në lidhje administrimin, privatizimin dhe likuidimin e ndërmarrjeve shoqërore.

Gjatë kësaj mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe e miratoi Raportin 3 mujor të AKP-së që do t’i dorëzohet Komisionit funksional të Kuvendit të Kosovës.

Më pas, Bordi shqyrtoi kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për aprovimin e qiradhënies direkte për hapësirën në pronësi të NSh “Jedinstvo” në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, të cilën kërkesë edhe e miratoi.

Bordi shqyrtoi 15 raporte të prezantuara nga Divizioni  për Shitje Direkte për po aq raste (prona), nga te cilat 5 raporte fillestare u aprovuan për inicim të procedurës për shitje me negocim direkt që do t’i nënshtrohen procedurave të tjera të parapara me legjislacion për tu finalizuar shitja sipas raportit përfundimtar, i cili më pas do t’i paraqitet Bordit për aprovim. Ndërsa 10 raporte për po aq kërkesa të palëve u refuzuan, pasi që nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara për shitje me negocim.

Bordi diskutoi edhe për çështje të tjera në kuadër të veprimeve që po ndërmerren në AKP për të përmirësuar proceset që kanë të bëjnë me administrimin dhe menaxhimin sa më të mirë të pasurisë shoqërore, thuhet në komunikatën për media e AKP-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM