Build Skills with our trainings

Sign up now!

AGK: Bëhet shpërndarja e mjeteve mbrojtëse për gazetarët që raportojnë nga terrenet me rrezikshmëri

Nën 17, 2023

Asociacionii i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se sot, është bërë shpërndarja e mjeteve mbrojtëse për gazetarët që raportojnë nga terrenet me rrezikshmëri, të dhuruara nga FPU dhe RSF – me ndërmjetësimin e Zyrtares Ligjore të European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari.

Mjetet mbrojtëse – të përbëra nga jelekët antiplumb, helmetat dhe pakot e ndihmës së parë, janë shpërndarë tek 20 medie (televizione dhe portale), që kanë raportuar nga pjesa veriore e Republikës së Kosovës.

Shpërndarja e këtyre mjeteve mbrojtëse u bë në Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarët e së cilës treguan gatishmëri dhe bashkëpunim të mirë gjatë gjithë procesit, në koordinim me zyrën përkatëse në Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas nevojës, AGK-ja, do të vazhdojë të kërkojë mbështetje të kësaj natyre nga organizatat partnere ndërkombëtare, thuhet në postimin në Facebook të AGK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM