Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: Përmbyllet me sukses java e Orës së Kodimit në Kosovë

Nën 18, 2023

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti morën pjesë në aktivitetin përmbyllës të javës së Orës së Kodimit, me ç’rast nxënësit e Shkollës Profesionale “Gjin Gazulli”, në Prishtinë prezantuan aplikacionin mobil Hackathon-Prototipi 112.

Kryeministri Kurti tha se ishte mbresëlënës demonstrimi i punës së përbashkët të nxënësve, ndërsa bëri të ditur se, nga viti i ardhshëm shkollor, gjuha e kodimit do të futet në kurrikulat e arsimit në Kosovë si lëndë mësimore, që nga klasa e parë.

Kryeministri Kurti gjithashtu theksoi se, këtë javë përmes Orës së Kodimit në Kosovë, kemi parë zhvillimin e potencialit dhe lindjen e inovacionit për të ardhmen.

Ndërsa, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi, tha se MAShTI në bashkëpunim me SHPIK, Code.org dhe shkollat për herë të parë kanë jetësuar iniciativën e Orës së Kodimit në 300 shkolla.

Zv/ministri Kelmendi po ashtu tha se, Ora e Kodimit nisi në vitin 2013 nga organizata ndërkombëtare si një nismë revolucionare në teknologji, duke pasur synim kryesor krijimin e një lëvizje globale që i inkurajon të gjithë të mësojnë kodimin dhe teknologjinë, duke filluar nga fëmijëria e hershme.

Për rëndësinë e kësaj nisme ka folur edhe drejtori ekzekutiv i ShPIK, Bekim Kasumi, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM