Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës vazhdon me angazhimet e saj për menaxhim sa më efikas të kufirit shtetëror

Nën 22, 2023

Policia kufitare e Kosovës në vazhdën e punës dhe angazhimeve të saj në menaxhimin dhe kontrollin sa më efikas të kufirit shtetëror, në hyrje të Pikë Kalimit Kufitar Jarinjë, ka kontrolluar një kamionetë të tipit IVECO, me targa të Republikës së Kosovës, e cila po transportonte vetura me targa të huaja.

Gjatë kontrollit kufitar, vozitësi i këtij kamioni me qëllim të “dhënies së ryshfetit” brenda lejes së qarkullimit kishte vendosur një kartëmonedhë në vlerë prej dhjetë (10) euro.

Zyrtarët policor menjëherë kanë ndërmarr veprime ligjore dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar në procedurë të rregullt rasti “Dhënie e ryshfetit”, me që rast edhe kartëmonedha sekuestrohet për procedura të mëtejme.

Po ashtu në kuadër të planit operativ “Goditja” në hyrje të Pikë Kalimit Kufitar Merdar, në automjetin Citroen, me targa të Serbisë, me vozitës mashkull shtetas të Serbisë, pas ndalimit dhe kontrollit është gjetur mall i padeklaruar dhe pa dëshmi të blerjes, si në vijim:

– 02 dy orë dore;

– 07 shtatë parfuma;

– 06 gjashtë palë Këpucë (patika);

– 01 palë trenerka komplet;

– 11 palë pantolla firma të ndryshme;

– 02 dy jakne si dhe

– 02 këmisha;

Malli është sekuestruar nga Dogana e Kosovës për vlerësim të mëtejmë dhe procedura ligjore, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM