Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se punëtorët e palodhshëm të NPL “Gjelbër” sh.a po e realizojnë planin fantastik të Drejtorisë së Hapësirave Publike dhe Parqeve për të mbjellur një numër të madh pemësh dhe lulesh që do të sjellin bukurinë e natyrës në çdo cep të kryeqytetit, Prishtina.
Rama në postimin e tij në Facebook ka falënderuar Let’s Do it Peja, EcoZ të përkrahur nga Europian Fund for the Balkans për mbjelljen e pemëve në parkun e Toukbashqes.
Së bashku, mund të bëjmë një ndryshim të madh dhe të krijojmë një mjedis më të bukur dhe të shëndetshëm për të gjithë.