Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Miratohet marrëveshja me Holandën për sigurime shoqërore

Nën 22, 2023

Në mbledhjen e 174 – të të Qeverisë së Republikës së Kosovës me propozimin e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) Hekuran Murati u miratua Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Shoqërore në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës.

Përmes këtij projektligji garantohet njohja e dyanshme e kontributeve të sigurimeve shoqërore të të dyja vendeve. MFPT u mundëson të gjithë atyre që kanë punuar apo vazhdojnë të punojnë në Holandë që pas arritjes së moshës së pensionimit të marrin pensionet në vendin ku ata jetojnë.

Kjo shënon një arritje të madhe në fushën e sigurimeve shoqërore për arsye se lehtëson barrën e qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit në realizimin e të drejtës së tyre për pension dhe njëkohësisht thellon bashkëpunimin ndërmjet të dyja vendeve në fushën e sigurimeve shoqërore, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM