Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve këtë muaj do të mbështesë familjet përfituese të asistencës sociale në blerjen e lëndëve djegëse për ngrohje.
Së shpejti do të bëhet verifikimi i listave e pastaj Ministria do të njoftojë përfituesit.
Kjo masë është pjesë e masave mbështetëse në kuadër të Pakos së Energjisë, të financuar nga Bashkimi Evropian, thuhet në postimin në Facebook të MFPT-së.






