Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gashi: Avancimi i rolit të mësuesit dhe institucionalizimi i gjuhës shqipe në diasporë, është i domosdoshëm

Nën 24, 2023

Në Tiranë u zhvillua Samiti i Tretë i Diasporës, me pjesëmarrjen e personaliteteve shtetërore dhe politike, përfaqësues të rajoneve italiane ku shtrihet komuniteti arbëresh, përfaqësues nga diaspora, akademikë, studiues, gazetarë dhe artistë, të cilët u bashkuan për të diskutuar koordinimin e aktiviteteve në dobi të zhvillimit të përbashkët të shqiptarëve në diasporë.

Republika e Kosovës në këtë Samit u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, si dhe Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Në panelin me temën: “Politikat shtetërore në mbështetje të mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë” u diskutua për mësimin plotësues të gjuhës shqipe, rolin e mësuesve, tekstet mësimore dhe unifikimin e tyre, platformën digjitale, kurrikulën dhe organizimet e përbashkëta për trajnimin dhe kualifikimin e mësuesve në diasporë, si dhe për rolin e mediave në përçimin e gjuhës shqipe tek brezat e rinjë të shqiptarëve në diasporë.

Në fjalën e saj, Gashi, duke folur për rëndësinë e kësaj teme dhe angazhimin institucional, përmendi disa nga prioritetet për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë.

Si hap shumë të rëndësishëm në këtë drejtim, ajo theksoi institucionalizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, digjitalizimin e teksteve mësimore, krijimin e një platforme digjitale me qëllim të mësimit dhe praktikimit të gjuhës shqipe, duke fuqizuar edhe rolin e mësimdhënësit përmes një marrëveshje të përbashkët për bashkëfinancimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në mërgatë.

Me këtë rast, Gashi theksoi se interesimi i nxënësve shqiptarë në diasporë do të ishte shumë më i madh nëse institucionalizohet dhe çertifikohet gjuha shqipe.

Ajo gjithashtu foli edhe për rëndësinë e krijimit të kuadrove të reja që të bëhen pjesë e programeve intensive për mësimin plotësues në gjuhën shqipe dhe shprehu mirënjohjen për mësuesit në diasporë për punën e madhe që kanë bërë në baza vullnetare ndër vite.

Zëvendësministrja Gashi në mbyllje të fjalimit të saj theksoi nevojën e një plani të përbashkët rreth avancimit të mëtejmë të nismave konkrete që mbështeten nga të dyja palët për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe përfshirjes së kuadrove të reja në diasporë, thuhet në komunikatën për media e MPJD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM