Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës me rastin e Ditës së Forcës më 27 nëntor, organizon “Ditën e Hapur”, ku manifestimi qendror do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetëror, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.
Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.
Gjithashtu do të mbahet koncerti i bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës, në Sallën e Kuqe- Pallati i Rinisë, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.




