Build Skills with our trainings

Sign up now!

BQK: Vlera e kredive të reja për muajin tetor ishte 160.6 mil. € kurse e depozitave 61.3 mil. €

Nën 24, 2023

Mbi 7 miliardë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës dhe se investimet e tyre jashtë vendit kanë arritur në 1.12 miliard euro.

Kështu thuhet në statistikat bankare për muajin tetor 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 4.83 miliardë euro me një rritje prej 42.47 milionë euro, derisa shuma e depozitave të klientëve është 5.87 miliardë euro.

● 7.17 miliardë euro, vlera e aseteve bankare
● 6.39%, norma e interesit në kredi
● 160.6 milionë euro – vlera kredive të reja, kurse 61.3 milionë euro – vlera e depozitave të reja
● 82.3%, raporti kredi-depozita

Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 838.3 milionë euro.

Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.37% e që në muajin shtator 2023 ka qenë 2.43%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.39% ku në muajin paraprak ishte 6.51%.

Raporti kredi-depozita për muajin shtator 2023 ishte në nivelin 82.3%, kurse margjina e normës së interesit kredi – depozita ishte 4.01%.
Vlera e kredive të reja ishte 160.6 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja për muajin shator 2023 arriti në 61.3 milionë euro, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM