Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani pret në takim ministren Lahbib, falënderon Belgjikën për mbështetjen për integrimin e Kosovës në BE

Nën 24, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, Hadja Lahbib.

Në këtë takim, presidentja Osmani falënderoi Belgjikën për mbështetjen për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe mbështetjen e ofruar për anëtarësim në Këshillin e Evropës e në procesin e liberalizimit të vizave.

Gjithashtu, presidentja Osmani përgëzoi shtetin e Belgjikës për ngritjen e nivelit diplomatik të marrëdhënieve ndërshtetërore me hapjen e Ambasadës në Prishtinë.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova është e interesuar për rritjen e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe investimeve, si dhe marrëveshjen për bashkëpunim në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes.

Presidentja Osmani ka theksuar se mërgata e Kosovës në Belgjikë luan një rol të rëndësishëm në nxitjen e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në takim, presidentja Osmani e ka informuar ministren Lahbib edhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë, posaçërisht në lidhje me agresionin e 24 shtatorit të Serbisë ndaj Kosovës dhe nevojën e adresimit të përgjegjësisë së saj për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.

Sipas Presidentes, Kosova është një vend modern evropian, demokratik dhe shumetnik që aspiron të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si dhe e organizatave të tjera ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani tha se meqë Belgjika e merr presidencën e BE-së më 1 janar 2024, ndaj Kosova është e interesuar të punojë sa më afër me Presidencën belge për të siguruar progres konkret në procesin e integrimit të Kosovës në BE, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM