Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos “European Judo Championships Open Prishtina 2023” me 16 dhjetor 2023 në Kosovë.
Deri në 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000€ në total në të gjitha kategoritë.
Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos” nga Kosova Judo Federation, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






