Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se për festën e 28 Nëntorit në Atelen e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të mbahet koncert me një përzgjedhje të këngëve të paharrueshme të klasikëve shqiptarë!
Me pjesëmarrjen e Orkestrës Harkore të Filharmonisë së Kosovës, ansamblit “New Born”, Oktetit të Meshkujve të Operës së Kosovës dhe sopranos Zana Abazi – Ramadani, koncerti do të drejtohet nga dirigjenti Edon Ramadani duke ju dërguar në një udhëtim nëpër trashëgiminë muzikore shqiptare.
Koncerti do të mbahet më 28 nëntor 2023 në ora 20:00 dhe se hyrja do të jetë e lirë, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






