Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se në Munih të Gjermanisë është takuar me përfaqësues të diasporës tonë shkencore në Simpoziumin “Ndërtimi i një platforme për përkrahjen e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit të Diasporës shkencore shqiptare”.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se ka bashkëbiseduar për përvojat dhe praktikat e suksesshme, potencialin e jashtëzakonshëm dhe mundësitë e shumta për bashkëpunim. Mërgata jonë vazhdon të jap kontributin e pakusht për vendin, ndaj mbesim të vendosur që bashkëatdhetarët tanë t’i kemi në krahë.
Në këtë takim prezantova disa nga politikat tona në këtë drejtim, që janë:
Hapja e mundësive për angazhimin e diasporës shkencore në institucionet tona;
Rritja e buxhetit në arsim;
Miratimi i Planit Kombëtar të Shkencës;
Është paraparë fondi për shkencë në kornizën afatmesme;
Lansimi i platformës KRIS dhe KREM;
Antarësimi me të drejta të plota në Horizon.
Synimi jonë i përbashkët është bashkëpunimi për zhvillimin e vendit.






