Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Erzen Zyberaj, do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë, duke përshkuar një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar!
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon.
Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar.
I uroj rrugëtim të mbarë atletit të pasionuar.