Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë zbuluar pllakën përkujtimore në shtëpinë e intelektualit dhe atdhetarit të shquar, Ismail Dumoshi, e ndërtuar nga Lëvizja “Shoqëria” dhe Shoqata e të Burgosurve Politik.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se pllaka përkujtimore është vendosur në shenjë respekti për kontributin historik dhe të pazëvendësueshëm të Sadijes, Osmanit dhe Ismail Dumoshit, të cilët në kohë të vështira dhe rrethana të jashtëzakonshme, përballë persekutimit dhe terrorit shtetëror, u angazhuan dhe u përkushtuan për emancipimin, arsimin dhe lirinë e popullit tonë.