Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se në emër të Kryeqytetit, këngëtares me famë botërore, Rita Orës i ka dhuruar “Çelësin e Qytetit”, për përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se Prishtina të pret me zemër hapur sot e përherë!
Fantastikë Rita Ora e Taika Waititi ishte kënaqësi të ju kishim në Prishtinë!
Faleminderit Rita për dhuratën, albumi yt i ri është fantastik!