Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjuca: Nëntorët gjithnjë do të festohen dhe uroj që neve të na gjejnë më të bashkuar dhe më të fortë

Nën 28, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, deputetë dhe ministra të kabinetit qeveritar, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz për nder të 28 Nëntorit.

Kryetari Konjufca tha se 28 Nëntori gjithnjë ngërthen Prekazin.

“Këtu ka ndodhur sakrifica më e madhe e popullit shqiptar për liri dhe këtu është ngjizur lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës”, tha Konjufca.

Kryetari i Kuvendit shtoi se kjo datë është e rëndësishme sepse pikërisht më 28 nëntor 1997 në Llaushë doli për herë të parë UÇK-ja, që përkon edhe me ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

“Nëntorët gjithnjë do të festohen dhe uroj që neve të na gjejnë më të bashkuar dhe më të fortë”, tha kryetari Glauk Konjufca.

Pas Prekazit, kryetari Konjufca së bashku me presidenten Osmani dhe nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, bëri homazhe dhe vendosi lule edhe në Boletin.

Në kullën e heroit kombëtar Isa Boletini, kryetari Konjufca tha se Shqipëria e Kosova janë një, kanë qenë të bashkuara përgjatë gjithë historisë, ishin bashkë edhe me 28 nëntor 1912, kur u shpall Pavarësia Shqiptare.

“Shqipëria dhe Kosova janë një. Përgjatë gjithë historisë kanë qenë të bashkuara. Ishin bashkë edhe me 28 nëntor të vitit 1912. Personifikimi më i mirë i këtij bashkimi është figura madhështore e heroit tonë Isa Boletini”, theksoi kryetari Konjufca.

Kreu i Kuvendit shtoi se heroi Isa Boletini jo vetëm që e vuri nënshkrimin e tij me ngjyrë në deklaratën e pavarësisë së Shqipërisë, por e ka shkruar historinë e shqiptarëve edhe me gjak e sakrificë.

Duke ua uruar të gjithë shqiptarëve festën e 28 nëntorit, kryetari Kunjufca tha se pasardhësit e Isa Boletinit duhet të jenë krenarë që me shumë kujdes e nder po e mbrojnë këtë trashëgimi kaq të vlefshme për kombin tonë.

Anëtari i familjes Boletini, Gazmend Boletini, pasi falënderoi krerët e shetit për vizitën, tha se 111 vjet me parë këto kulla e ndezën zjarrin e pavarësisë, ndërsa sot familja e tij, por edhe e gjithë shqiptaria ndihen krenarë për jetën dhe veprën e Isa Boletinit, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM