Ministrja e Drejtësisë ka mbajtur një takim me gratë afgane dhe ukrainase, si pjesë e angazhimit të saj në kampanjën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”.
Diskutimi është përqendruar kryesisht rreth angazhimit institucional në luftimin dhe parandalimin e dhunës si dhe mekanizmave që funksionojnë në këtë drejtim.
Ministrja Haxhiu zgjoi një interesim për të kuptuar edhe përmes tyre trajtimin që po u bëhet gjatë kësaj periudhe të qëndrimit në Kosovë, si dhe ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin që të bashkëpunojë në çështje të cilat janë me interes të përgjithshëm, thuhet në postimin në Facebook të MD-së.