Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama mirëpriti në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci me të cilin biseduan për bashkëpunimin mes dy institucioneve në fushën e ngritjes së kapaciteteve reaguese të kryeqytetit në rast të fatkeqësive natyrore dhe atyre të shkaktuara nga dora e njeriut.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se me ministrin Maqedonci është dakorduar që të kenë edhe më tutje koordinim të aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga institucionet përkatëse.
Komuna e Prishtinës gjithmonë e gatshme të bashkëpunojë me Ministrinë e Mbrojtjes.