Build Skills with our trainings

Sign up now!

BE dhe UNDP mbështesin OShC-të në Kosovë në promovimin e iniciativave për drejtësi tranzicionale

Nën 29, 2023

Në përpjekje të përbashkët për të rritur përgjegjësinë mbi krimet e luftës, për të promovuar drejtësinë tranzicionale, për të inkurajuar dialogun ndëretnik si dhe për të fuqizuar të mbijetuarit/at e dhunës seksuale të ndërlidhura me konfliktin në Kosovë, projekti rajonal i financuar nga BE dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ka nënshkruar sot marrëveshje me nëntë Organizata të Shoqërisë Civile (OShC) për të mbështetur punën e tyre në adresimin e sfidave me të cilat përballet shoqëria kosovare pas konfliktit si dhe për avancimin e kauzës për paqe dhe pajtim.

Nëntë OShC u përzgjodhën përmes thirrjes të parë dhe të dytë për projekt propozime, duke përfshirë Kosovo 2.0, Instituti i Kosovës për Drejtësi, Qendra për Zgjidhje Alternative të Kontesteve, Fondacioni Jahjaga, Instituti për Studime Politike në Prishtinë, OJQ Avoko, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Medica Gjakova, dhe Demokraci Plus.

Marrëveshjet u nënshkruan në prani të Nuno Queirós, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së dhe Jarmo Feliks Helppikangas, Shef i Seksionit për Sundimin e Ligjit dhe të Drejtat e Njeriut në Zyrën e BE-së në Kosovë.

Me këtë rast, Queiros theksoi se kjo ngjarje është pasqyrim i përkushtimit të përbashkët për të inkurajuar partneritet në dhënien e kontributit të mëtejmë në procesin e drejtësisë tranzicionale në Kosovë dhe për të njohur përkushtimin dhe përpjekjet e partnerëve të shoqërisë civile në formësimin e një të ardhme më të qëndrueshme dhe në harmoni për Kosovën.

Nga ana tjetër, Jarmo Helppikangas tha se BE ka mbështetur iniciativat në drejtësi tranzicionale si në nivel rajonal ashtu edhe në nivel lokal të cilat synojnë forcimin e llogaridhënies mbi krimet e luftës të kryera gjatë viteve 1990 si dhe promovimin e pajtimin në rajon. Ne mbetemi të përkushtuar në vazhdimin e mbështetjes tonë dhe ne do të donim të shohim më shumë iniciativa lokale mbi këto çështje, thuhet në komunikatën për media e UNDP-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM