Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka ndarë 7,054,092.00 € për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve “paga dhe shtesa” për muajin nëntor 2023.
Qeveria ka miratuar edhe shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, P. Sh IGK “Ballkan”, Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.