Në situatat e karakterizuara me financim të paqëndrueshëm, mungesë të burimeve njerëzore, udhëzime të paqarta editoriale dhe ndikime të jashtme, mediat, në raste të caktuara, janë shndërruar edhe në gjenerues edhe në zmadhues të dezinformimit, sipas një raporti për dezinformimin nga BIRN Kosova.
Raporti, i titulluar “Vorbulla e rrenave”, i publikuar të hënën në Prishtinë, thotë se Kosova vazhdon të jetë e ndjeshme ndaj formave të ndryshme të dezinformatave si nga burimet e brendshme ashtu edhe nga ato të jashtme. Kjo dobësi vazhdon për shkak se institucionet dhe palët e tjera të interesuara nuk kanë qenë në gjendje të krijojnë mekanizma për ta monitoruar shpërndarjen e dezinformatave dhe institucionet gjyqësore kanë luftuar për t’i trajtuar këto lloj rastesh në mënyrë efektive, thuhet në komunikatën për media e BIRN-it.
Raporti: https://kallxo.com/wp-