Problemet e shoqërisë që kanë për burim patriarkatin, u sollën përmes roleve të aktoreve tejet të respektuara dhe regjisores, Nastazja Domaradzka, me dramën “Gratë”.
Siç është thënë edhe më parë për këtë shfaqje, ajo është një thirrje, një protestë teatrore, një pyetje për pozitën e gruas në shoqëri.
Shfaqja “Gratë” do të përsëritet sërish, dhe do të jetë një mundësi që nuk duhet të humbet nga dashamirët e skenës dhe teatrit.
Shfaqja u dha në kuadër të kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, thuhet në postimin në Facebook të MD-së.