Nё stacionin Policor, Pejë ka ardhur prindi i viktimës dhe e ka paraqitur si person tё zhdukur vajzёn e tij tё mitur.
Ankuesi ka deklaruar se vajzën e ka kërkuar në disa lokacione por nuk e ka gjetur. Hetuesit e angazhuar në rast në mënyrë intensive kanë punuar për identifikimin e vende ndodhjes së viktimës.
Familjarët se bashku me viktimën janë paraqitur në Stacionin Policor Pejë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.
Hetuesit rajonal pas një pune intensive, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar të këtij rasti: – S. K. i lindur 1960. mashkull – kosovar.
I dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё, thuhet në postimin në facebook të PK-së.