Policia Kufitare e Kosovës, stacioni policor kufitar në Merdar, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për menaxhim dhe kontroll të kufirit, në hyrje, gjatë kontrollimit të autobusit Mercedes me targa vendore ka hasur në 24 armë të ftohta (thika).
Në konsultim dhe autorizim të Prokurorit kompetent është iniciuar rasti ”armëmbajtje pa leje”, thikat janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregulltë.
Hetime tjera lidhur me rastin janë në proces, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.