Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se duke e parë si shumë të nevojshme ruatjen e historisë dhe trashëgimisë kulturore queer, Cel Kosovo ka përfunduar fazën e parë të grumbullimit të materialeve fizike dhe digjitale, duke përfshirë edhe materialet online, përpunimin e tyre dhe krijimin e qasjes së lehtë dhe të shpejtë në informacionet mbi çështjet e komuniteteve LGBTQI+, duke krijuar kështu Arkivin e Lëvizjes LGBTI+ të Kosovës.
Zhvillimi dhe pasurimi i arkivit do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm dhe në bazë të gjetjeve të metutjeshme do të përpilohet regjistri i pasurisë arkivore queer.
Ministri Çeku ishte i pranishëm në ceremoninë e prezantimit të projektit dhe theksoi që Ministria e Kulturës sigurohet që në të gjitha thirrjet publike të garantojë trajtim të barabartë e shpesh edhe vëmendje të shtuar në mbështetjen e projekteve të komunitetit queer, ashtu siç është rasti edhe me arkivin e lëvizjes LGBTQI+, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.