Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, stacionet policore Prizren kanë vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Prizrenit.
Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar një peron shtetas i republikës se Kosovë me banim ne Ferizaj i cili është janë: H.A, i datëlindjes 1984, m/sh/k i cili është hasur duke kërkuar lëmosh ne mënyrë te bezdisshme dhe sjellje arrogante ne rrugën “Ekrem Rexha” ne Prizren.
Personi është shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren, ku janë ndërmarr te gjitha veprimet ligjore, gjatë kontrollimit i janë gjetur para rreth 266 euro të cilat i ka përfituar gjatë kërkim lëmoshës. Në lidhje me rastin është njoftuar gjyqtari i Gjykatës Themelore Divizioni për Kundërvajtje i cili ka rekomanduar që të dyshuarit ti sekuestrohen parat dhe rasti ti dërgohet Gjykatë për Kundërvajtje në Prizren, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.