Trafiku Urban njofton se për të shmangur përdorimin e parave të gatshme, veçanërisht monedhën 2 euro, ftojnë qytetarët që të pajisen me bileta përmes SMS.
Duke pasur parasysh se kohët e fundit është rritur numri i monedhave të falsifikuara, punonjësit tanë në terren, përkatësisht konduktorët, po ballafaqohen me sfida shtesë me pranimin dhe kthimin e parave të imta gjatë inkasimeve të bileta.
Kryeshefi ekzekutiv i Trafikut Urban, Burim Maraj, u bënë thirrje qytetarëve që të pajisen me bileta përmes SMS dhe të kenë mirëkuptim.
“I lusim qytetarët të kenë mirëkuptim për procedurat e verifikimit të monedhave nga punonjësit tanë gjatë kryerjes së pagesave dhe të shfrytëzojnë sa më shumë mundësinë e pajisjes me bileta përmes SMS, formë kjo e cila është më e lehtë dhe më e sigurt“.
Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi juaj do të ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve tona, thuhet në postimin në Facebook të Trafikut Urban.