Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoti uron besimtarët katolikë për Krishtlindje

Dhj 24, 2020

Kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti ka uruar besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjes duke thënë se kjo ditë simbolizon paqen mes Zotit dhe njerëzimit.

Historia ka përcaktuar që ne të kemi besime të ndryshme, por kjo asnjëherë nuk na ka penguar që ta duam njëri-tjetrin, që t’i kremtojmë bashkë të gjitha festat tona, ka thënë ai.

“Në kohët më të vona, kombi ynë i dha gjithë njerëzimit një model të dashurisë, mëshirës dhe urtësisë, Shën Nënë Terezën. Edhe Presidenti Rugova, i pati përzemër marrëdhëniet me Selinë Shenjtë, miqësia e tij me Papa Gjon Palin II mbetet udhërrëfyes në marrëdhëniet tona me Vatikanin.

Duke ju shprehur  urimet më të mira të gjithë juve, vëllezër dhe motra të besimit katolik, uroj që kjo festë ta forcojë dashurinë mes nesh dhe popujve anekënd globit”, ka thënë kryeministri Hoti

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM