Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në kuadër të pjesëmarrjes në ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Europës Qendrore, ka takuar homologun e tij slloven, Marjan Šarec.
Maqedonci në postimin e tij në Facebook ka thënë se gjatë takimit kanë diskutuar për situatën e sigurisë globale dhe ndikimin në rajonin tonë, si dhe për marrëdhëniet bilaterale në fushën e mbrojtjes.
Falënderova Ministrin Šarec për mbështetjen e ofruar Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe kërkova përkrahjen politike të shtetit slloven në aspiratat e vendit tonë për integrim në strukturat euro-atlantike.