KRU “Prishtina” kërkon nga konsumatorët që të përmbyllin obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit.
Pasi që janë në përmbyllje të vitit 2023, me suksese e sfida të mëdha që e përcollën vazhdimisht, sukseset e kompanisë janë vazhdimisht në arritje të pikës më të lartë ndonjëherë.
KRU “Prishtina” kërkon nga qytetarët që në afat 2 javor të përmbyllin obligimet financiare për shërbime të ujësjellësit, me ç’rast çdo pagesë rikthehet në investime për një infrastrukturë ujore më funksionale, thuhet në komunikatën për media e KRU “Prishtina”.
Paguani faturat e ujit!
Qëndroni larg ndëshkimeve të shkyçjes dhe dërgimit të lëndës te përmbaruesit privat.
Lidhjet ilagale të cilat e rëndojnë furnizimin me ujë, harroni sot e përgjithmonë.
Jemi në vëzhgim të konsumatorëve ilegal dhe borxhlinjve të ujit.
P.S. Paguani sa më shpejt faturat e ujit, për një fundvit me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm!
Besojmë në mirëkuptimin tuaj!