Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT dhe Termokos nënshkruan marrëveshje me vlerë mbi 80 milionë euro

Dhj 11, 2023

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe kryeshefi ekzekutiv i Termokos, Fisnik Osmani nënshkruan sot tri marrëveshje për ndërtimin e ngrohtores diellore në Prishtinë.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin prezent edhe Ambasadori Gjerman në Kosovë Jörn Rohde, drejtori në Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sergiy Maslichenko, Shefi për Bashkëpunim në Zyren e BE – së në Kosovë, Johannes Madsen, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe kryeshefi Ekzekutiv i Ngrohtores së Qytetit të Prishtinës Termokos.

Ndërtimi i ngrohtores diellore e cila do t’i shërbejë qytetarëve të Prishtinës është bërë e mundur përmes marrëveshjes me BERZH me vlerë 23.2 milionë euro, nga KfW 31.6 milionë euro, nga BE grant 21.5 milionë euro dhe Kontributi nga Qeveria 4.4 milionë euro. Ky projekt parasheh ndërtimin e e nje impianti te ngrohjes solare në Prishtinë ku përmes saj do të zgjerohen kapacitetet e prodhimit të energjisë termike te Termokosit deri në 50 MW. Pra, 38 mijë qytetarë që aktualisht nuk janë pjesë e rrjetit të ngrohjes do të fillojnë të kenë qasje në shërbimet e Termokosit pas perfundimit të projektit.

Përgjatë ceremonisë së nënshkrimit ministri Murati shprehu se “Ngrohtorja e cila do të ndërtohet është investimi më i madh në rajon sa i përket prodhimit të energjisë termike nga energjia diellore. Ky projekt mundëson që më shumë qytetarë të kenë ngrohje në shtëpitë e tyre me çmim më të volitshëm dhe në të njëjtën kohë ndikon në përmirësimin e cilësisë së ajrit”.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë falënderoi Ministrin Murati për bashkëpunimin e deritanishëm duke shprehur se “ngrohtorja diellore e qytetit ofron kapacitet të shtuar të ngrohjes dhe se ndërtimi i ngrohtores bëhet pikërisht në një kohë vendimtare për tranzicionin e gjelbër energjetik në Kosovë”.

Përfaqësuesi i BERZH-it, Maslichenko theksoi se “Ky projekt do të lidhë më shumë ndërtesa me ngrohtoren e qytetit dhe se është shembulli më i mirë i bashkëpunimit në mes akterëve të ndryshëm”.

Në anën e tij, Përfaqësuesi i BE-së tha se “Me një investim prej 80 milionë euro nga EU, BERZH, KfW, dhe institucionet e Kosoves, ky projekt ndryshon paradigmen e prodhimit të energjisë në Kosovë pasi po bëjmë një ndryshim të rëndësishëm drejt energjisë më të pastër dhe të volitshme për të gjithë qytetarët”.

Në anën tjetër, kryetari Rama përshëndeti punën e deritanishme duke thënë se “Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është një moment historik për Prishtinën sepse garantohet fuqizimi i komunitetit dhe nxitet rritja ekonomike”.

Së fundmi Osmani falënderoi ministrin Murati dhe partnerët ndërkombëtarë për përkrahjen në avancimin e shërbimeve të ofruara nga Ngrohtorja e Qytetit të Prishtinës Termokos duke theksuar se ky projekt është projekti më i madh i energjisë termike në Kosovë i cili do të sigurojë ngrohje të qëndrueshme dhe përballueshme për qytetarët e Prishtinës.

Së fundmi, të gjitha palët u shprehën të gatshme të thellojnë bashkëpunimin në fushën e energjisë por edhe në projekte tjera të përbashkëta, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM