Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci bashkë me drejtoreshën ekzekutive të DokuFest, Linda Llulla Gashi kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim funksionalizimin e bashkëpunimit në mes të MAShTI dhe DokuFest, në fushën e edukimit mediatik.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se përmes kësaj marrëveshje synojmë mbështetjen për mësimdhënësit në përdorimin e mjeteve audiovizuale në planifikimin dhe zhvillimin e procesit edukativ-mësimor.
Ndër të tjera, ky Memorandum parasheh: Zhvillimin e programeve alternative dhe moderne të mësimdhënies dhe të nxënit përmes gërshetimit të artit dhe të mediave, duke i aftësuar nxënësit të krijojnë dhe prodhojnë materiale mediatike, prototipe lajmesh dhe të revistave shkollore digjitale;
Zhvillimin e shkathtësive digjitale të nxënësve në shkolla të mesme të ulëta, përmes programeve të edukimit mediatik;
Funksionalizimin e forumet të pavarura të mësimdhënësve dhe nxënësve për diskutim, në veçanti për rëndësinë e edukimit mediatik, përfshirjen sociale dhe edukative të të gjitha komuniteteve përmes artit vizual, filmit dokumentar dhe animacioneve për të rinjtë.