Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Në këtë takim, u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale, mundësitë e thellimit të tyre dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
Republika e Kosovës i vlerëson lartësisht marrëdhëniet me Turqinë. Fuqizimi i bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik, veçanërisht në fusha si shëndetësia dhe energjia në mes tjerash është objektiv e punë e përbashkët.
Gjatë bisedës, zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin edhe mbi procesin e dialogut dhe angazhimin e Kosovës në këtë proces si palë konstruktive e aktive.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për takimin, bisedën e frytshme dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.